Fero dënohet me burg dhe 1200 euro gjobë për posedim të narkotikëve
Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 22 February 2019
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, e ka dënuar me pesë muaj burgim me kusht dhe 1200 euro gjobë të akuzuarin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, Feronit Shabanin, i njohur me emrin artistik Fero.
Bazuar në aktgjykimin e shpallur të enjten, nga gjykatësi Avdirrahman Gashi, dënimi me burg ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti, njofton Klan Kosova.
Siç shkruan Betimi për Drejtësi, Feronit Shabani gjithashtu u dënua me 1200 euro gjobë, shumë të cilën obligohet ta paguajë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Gjykatësi Gashi bëri të ditur se Shabani obligohet të paguajë edhe shumën prej 20 euro për paushallin gjyqësor, dhe shumën prej 30 euro për fondin e kompensimit të viktimave.
Ndryshe, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 20 shkurt, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Blerim Igrishta, i akuzuari Shabani është deklaruar fajtor për veprën që i vihet në barrë.
I njëjti kishte deklaruar se ka qenë përdorues i mëhershëm i marihuanës, por që nuk ka përdorur më substanca të tilla, që nga dita që është zënë nga policia, njofton Klan Kosova.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me 15 nëntor 2018, kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Feronit Shabani, me arsyetimin se ai ka kryer veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 275, paragrafi 1 të KPRK-së
Sipas aktakuzës, Shabani, në mënyrë të paautorizuar ka poseduar substanca narkotike, me peshë të përgjithshme prej 13.5 gram.
Në aktakuzë thuhet se me 25 qershor 2018, rreth orës 21:20, në rrugën ”Avdi Kelmendi” në Lipjan, pas një kontrolle të realizuar nga ana e policisë, pasi e kanë ndaluar automjetin e tipit “VW Toureg”, tek i akuzuari Shabani është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit ”marihuanë”
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...