Sport

Fernando Torres, njoftim shokues për tifozët e Atletico Madrid

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 09 April 2018

Fernando Torres ka njoftuar paraditen e së hënës se ky është sezoni i tij i fundit me Atletico Madrid.

Sulmuesi spanjoll kishte 3 vite e gjysmë që ishte rikthyer në ekipin e tij ku u formua dhe “shpërtheu” si futbollist, por aventura e dytë me bardhekuqtë nuk ishte aq e suksesshme sa e para.

“Bëj me dije se ky është sezoni im i fundit në këtë klub dhe duke parë rrethanat, mendoj se kjo është gjëja më e mirë. U ndjeva i detyruar që të njoftoja tifozët që më kanë mbështetur gjithmonë. Na mbeten bashkë vetëm një muaj e pak dhe dua që të më shoqërojnë në këtë periudhë”, deklaroi sulmuesi i cili ka luajtur edhe për Liverpool e Milan.

-Advertisement-

Torres thekson se bëhet fjalë për një lamtumirë ndaj Atleticos dhe jo futbollit, pasi ka ndërmend të vazhdojë të luajë.

“Po largohem sepse dua të luaj dhe këtu nuk po gjej më hapësirë. Unë doja të tërhiqesha si lojtar i Atleticos, por këtë vit kam luajtur më pak se më parë. Ndihem i fuqishëm për të luajtur ende. Nuk e di edhe për sa kohë, por ndihem mirë dhe do të kërkoj të luaj diku tjetër”, shpjegoi Torres.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera