Fermerët e dëmtuar në Gjakovë ende pa kompensim, kaq është vlera e dëmeve
Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 10 December 2023
Komuna e Gjakovës në verën e këtij viti, ka pësuar dy fatkeqësi natyrore me vërshime, dëmet e të cilave janë vlerësuar të jenë mbi 200 mijë euro.
Gjatë muajve qershor-korrik nga reshjet e mëdha të shiut dhe breshëri janë dëmtuar rreth 60 fermerë dhe afro 80 hektarë tokë bujqësore. Ndërkaq, në Kuvendin Komunal është aprovuar raporti për vlerësimin e dëmeve dhe është dërguar tek Agjencioni i Menaxhimit dhe Emergjencave, ku më pas do të shqyrtohet nga Komisioni Qendror Qeveritar.
Zyrtari komunal në Drejtorinë për Bujqësi dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit vlerësues, Robert Marjakaj ka thënë se me të dal në vendin e ngjarjes kanë vlerësuar se dëmi i shkaktuar arrin vlerën prej 239 mijë e 538 euro.
Vitin 2023, Marjakaj e quan si më fatkeqin ndër vite, sa i përket motit të pa përshtatshëm për zhvillimin e kulturave bujqësore.
“Këtë vit Komuna e Gjakovës ka pasur dy fatkeqësi natyrore, në muajin qershor dhe në muajin korrik…Sivjet bujqësia është e përcjellë me fatkeqësi ose me mot të jashtëzakonshëm, mund të them lirisht se është në ndër vitet, ndoshta nuk mbahet në mend sa i përket kushteve të papërshtatshme klimatike për kulturat bujqësore…Në muajin qershor dhe muajin korrik janë të dëmtuar pothuajse diku 58 fermerë, dhe me në sipërfaqe e cila është e dëmtuar diku 78 hektarë dhe vlera e dëmit të vlerësuar nga komisioni e cila ka dalë në vendin e ngjarjes sillet diku rreth 239 mijë e 538 euro…Nga kjo vlerë shihet se është bërë një dëm i konsiderueshëm nga kulturat bujqësore. Ne si Komision menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes, dhe i kemi verifikuar parcelat kur kanë qenë të dëmtuara. I kemi marrë fotografitë. Po ashtu jemi bazuar në fotografitë e fermerëve që i kanë bërë momentin e fatkeqësive natyrore”, tha Marjakaj.
Ndër të tjera, Marjakaj ka thënë se nga vërshimet dhe breshëri, më së shumti kanë pësuar fermerët e fshatit Rugovë, ngase aty kultivohet perim-kultura. Ai shtoi se të prekurit presin dëmshpërblimin nga buxheti Qeverisë e Kosovës, derisa potencoi se Komuna e Gjakovës nuk ka fond për kompensim të dëmeve në kulturat bujqësore.
“Kryesisht janë dëmtuar fermerët e fshatit Rugovë… Breshër ka rënë edhe në fshatrat tjera, por fermerët e fshatit Rugovë anë dëmtuar më shumë sepse aty kultivohet, ka shumë perim-kultura…Ne kemi pasur edhe dëme edhe në fshatra të tjerë, por kanë qenë dëme të vogla, që nuk kanë hyrë në përqindjen që duhet vlerësuar. Edhe vitin e kaluar kemi pasur dëme përafërsisht ngjashëm në fshatin në Rugovë…Jo, Komuna e Gjakovës nuk ka fond për kompensim të dëmeve në kulturat bujqësore”, potencoi Marjakaj.
Ndryshe, në mbledhjen e 169-të të Qeverisë së Kosovës, është marrë vendimi për ndarjen e nëntë milionë eurove për komunat e prekura nga vërshimet e shtatorit 2022 dhe të janarit 2023./KP
Të tjera
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...