Lajme

Ferizaj: Policia arreston 12 persona, konfiskon 825 kg marihuanë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 01 May 2017

Policia e Kosovës me drejtori rajonale në Ferizaj ka realizuar një operacion policor të suksesshëm kundër trafikimit me substanca narkotike ku është konfiskuar një sasi prej 825 kg marihuanë, gjashtë vetura dhe 26 telefona celularë.

Ky operacion është zhvilluar në tre faza të aksioneve policore.

Në operacionin e fundit më 30 prill në fshatin Sojevë, në një shtëpi të pabanuar me 20 tavolina druri e kan kamufluar marihuanën dhe kanë hasur në 500 kg.

-Advertisement-

Droga ka ardhur nga Shqipëria, e Kosova ka qenë vend transit për të udhëtuar drejt vendeve perëndimore.

Janë arrestuar mbi 12 persona dhe dy të tjerë në kërkim. Prej këtyre një është maqedon ndërsa të tjerët kosovarë, njofton Klan Kosova.

Dy nga të dyshuarit kanë qenë të njohur për policinë për vepra penale me narkotikë.

Ky operacion ka zgjatur tre muaj. Hetimet janë duke vazhduar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera