Lajme

Ferizaj, pezullohet dhënia e lejeve të ndërtimit

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 15 July 2019

Nga kjo e hënë do të pezullohen të gjitha dhëniet e lejve të ndërtimit për objektet e banimit kolektiv në qytetin e Ferizajt.

Kjo për shkak të mirëplanifikimit dhe ndërtimit sipas kritereve dhe standardave më të larta në këtë fushë.

Të pakten kështu u tha në mbledhjen e rregullt javore të drejtorëve komunal të këtij qyteti që patën me kryetarin Agim Aliu, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ky i fundit, tha që ky vendim është i pari pas 20 viteve dhe se Ferizaj u desh ta marr këtë vendim të domosdoshëm për të frenuar keqplanifikimet dhe për t’i dhënë mundësi që me analizë paraprake të projektohen zonat dhe kushtet e ndërtimit./gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera