Ferizaj: Një grua dënohet me burg pasi akuzohet se e kafshoi renë e saj

Autori: Gazeta inFokus
19:59 | 03 January 2023
Një grua nga Ferizaj është dënuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt me gjashtë muaj burgim pasi i kishte shkaktuar lëndime trupore nuses së djalit të saj.
Rasti kishte ndodhur në mars të vitit të kaluar pas një konflikti verbal.
Sipas njoftimit të Gjykatës, e reja me inicialet F.A-F. paraprakisht ka përdorur forcën fizike ndaj vjehrrës S.F.
Në vendim thuhet se e pandehura F.A-F, pas një mosmarrëveshjeje me burrin e saj, me ç’rast kishte kërkuar nga ai që ta pastronte vajzën e tyre, vjehrra kishte vërejtur se situata po acarohej mes resë dhe djalit.
Ajo kishte shkuar pas çiftit në banjo te vajza dhe gjatë një konflikti verbal nusja dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vjehrrën, duke e goditur me dorë në fytyrë, me ç’rast akuzohet se ka kryer veprën penale – sulmi.
Në dosje të Gjykatës thuhet se në atë moment vjehrra S.F. e sulmon të renë duke e kafshuar në dorë të majtë me të cilin veprim i shkakton lëndime të lehta trupore.
Dy të pandehurat, S.F. dhe F.A-F. janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse të pandehurat në periudhën kohore prej një viti nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryejnë vepër tjetër penale.
“Obligohen të pandehurat që secila në mënyrë individuale të paguajë në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej nga 20€ /njëzetë euro/, obligohet e pandehura S.F, që në emër të ekspertizës mjeko ligjore të datës 25.03.2022, të e paguaj shumën prej 20€ /njëzet euro/, si dhe konform nenit 39 par. 3 pika 3.1 të ligjit Nr. 05/L-036, për kompensimin e viktimave të krimit, obligohen të pandehurat që secila veç e veç, të e paguajë shumën prej nga 30€ /tridhjetë euro/, të gjitha këto brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e plotfuqishmërisë se këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e përmbarimit”- thuhet në dosjen e Gjykatës së Ferizajt.Aktgjykimi është shpallur më 6 korrik 2022.
E përditësuar.

Të tjera
-
Kushtetuesja i jep dritën e gjelbër Ligjit për Këshillin Prokurorial
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë dritën e gjelbër Ligjit për Këshi...
-
Mëditje mbi 2 mijë euro, çka deklaroi tjetër Sveçla në regjistrin për deklarimin e pasurisë?
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruarse n...
-
Kjo është pasuria e Albulena Haxhiut, ministres në detyrë që po synon pozitën e kryeparlamentares
Agjencia Kosovare Kundër Korrupsioni (AKK), ka bërë publike pasurinë e zyrtar...
-
LAJMI I FUNDIT: Aksident tejet i rëndë në Prizren, shikoni si vetura rrotullohet
Një aksident tejet i rëndë ka ndodhur sot në Prizren, shkruan Gazeta Infokus....
-
Konjufca deklaron rreth 400 mijë euro pasuri të paluajtshme
Deklarimin e pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit e ka bë...
-
Vendosen afate për mocionin e mbrojtjes për rrëzimin e akuzave në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe J...
-
Gjykata e Posaçme lë në burg Erion Veliajn
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për zëvendësim të masës...
-
Osmani në Helsinki takon kryeparlamentarin: Deputetët finlandezë ishin gjithmonë ndër zërat më të fortë në mbështetje të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në vizitën e saj dyditore, që e nisi sot në Finlandë...
-
Gjykata urdhëron ndaljen e shuarjes së Zërit të Amerikës
Një gjykatës i një gjykate federale në Uashington ka urdhëruar administratën ...
-
Tokë, shtëpi, veturë – Kjo është pasuria e presidentes Osmani
Shumë zyrtarë shtetërorë tashmë kanë përmbushur obligimin e tyre në lidhje me...
-
Shtyhet seanca ndaj Jon Hotit që akuzohet për vr*sjen e dyfishtë në Klinë
Është shtyrë seanca fillestare ndaj Jon Hotit, i cili akuzohet për vrasje të ...
-
Kurti deklaron pasurinë, bashkëshortja e tij dyfish më shumë të hyra vjetore
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka bërë deklarimin vjetor të pasurisë...