Lajme

Ferizaj: Kërkohet paraburgim ndaj 15 të dyshuarve për fajde

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 03 March 2023

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë komunë caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj 15 të pandehurve me inicialet: B.S., F.S., E.S., A.S., L.H., Sh.R., R.A.,M.A., K.G., S.B., A.M.,B.A.,B.O., N.A., dhe Sh.H., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangja nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

Bëhet e ditur se në këtë aksion të prokurorisë, në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe sekuestruar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera