Lajme

Ferizaj: Arrestohen tre persona për vjedhje, posedim të narkotikëve dhe falsifikim të parasë

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 01 April 2023

Tre persona kanë përfunduar në pranga pas mesnate në rrugën “Riza Goga” në Ferizaj.

Siç njofton policia, ata dyshohet se kanë kryer vjedhje në një shtëpi në këtë rrugë, derisa akuzohen edhe për veprat penale të posedimit të narkotikëve dhe falsifikimit të parave.

Bëhet fjalë për një 21-vjeçar, 17 dhe 16-vjeçar.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje, për procedura të mëtejme hetimore”.

Intervistë me Prof. Dr. Vasil Iliev – Prolapsi i organeve gjenitale tek gratë

Të tjera