Rozë

Fergie ka akoma dashuri për ish-bashkëshortin

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 22 September 2017

Fergie ka akoma dashuri për Josh Duhamel.

Më herët gjatë këtij muaji, çifti e bëri publik lajmin se po ndahen pas tetë vjetësh martesë.

Por ishte këngëtarja 42 vjeçare që ka thënë se të dy, edhepse janë ndarë, akoma janë shumë të afërt me njër-tjetrin.

-Advertisement-

“Ne jemi akoma prindërit e Axl, do të jemi gjithmonë, familjet tona, kushërinjtë, mbesat, nipat – gjithçka është e njejtë. E vetmja gjë që ka ndryshuar është se ne jemi ndarë”, ka thënë ajo.

Këngëtarja ka thënë poashtu se nuk ka nevojë për negativitet mes tyre, ani pse nuk janë më bashkë.

Sipas saj, ajo që është e rëndësishme është lumturia dhe mirëqenia e djalit të tyre katër vjeçar.

“Familjet tona janë bashkë, kjo nuk ndryshon. Ajo është familja e Axl përgjithmonë”.

Për momentin, Fergie është duke u fokusuar në lansimin e albumit të saj “Double Dutchess”  gjatë ditës së premte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera