Lajme

Ferat Shala takon ish-të burgosurin politik të viteve të 90-ta dhe ish ushtarin e UÇK-së, Bahtijar Sahitin

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 20 January 2025

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Ferat Shala, ka zhvilluar gjatë ditës një takim të veçantë.

Ai është takuar me Bahtijar Sahitin, i burgosur politik në kohën e Serbisë, si dhe një ushtar i ditëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Bahtijari ka qenë në burg bashkë me babain tim kur ishte djalë i ri, kurse në UÇK ka qenë bashkë me mua kur ishte burrë i pjekur. Por, ai gjithmonë ishte i njëjti – i palëkundur, i pathyer dhe i pandalshëm për kauzën kombëtare”, ka shkruajtur Shala në Facebook.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë i tij:

Bahtijar Sahiti si nxënës në shkollë të mesme u ngrit kundër Jugosllavisë dhe Serbisë. Ai u burgos si pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981 në Drenas. Ai nuk e ndali kurrë angazhimin atdhetar, duke qenë më pas edhe ushtar i ditëve të para i UÇK-së.

Bahtijari ka qenë në burg bashkë me babain tim kur ishte djalë i ri, kurse në UÇK ka qenë bashkë me mua kur ishte burrë i pjekur. Por, ai gjithmonë ishte i njëjti – i palëkundur, i pathyer dhe i pandalshëm për kauzën kombëtare.

Edhe sot, me Bahtijarin rrugëtojmë bashkë për idealin tonë të përbashkët për një Kosovë më të mirë.

VOTO #PDK131 #FeratShala16

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera