Lajme

Ferat Shala: Besoj se duke punuar së bashku, mund ta bëjmë Kosovën më të mirë

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 11 January 2025

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook tha së është i nderuar që është duke kandiduar sërish për deputet në Partinë Demokratikë të Kosovës.

Shala tha se gjatë gjithë jetës jam përpjekur të jap kontributin tim në përmbushjen e aspiratave të atdheut tonë.

“Kosova nuk është në gjendjen që e dëshirojmë. Kandidoj që bashkërisht t’i sjellim Kosovës një qeveri që garanton zhvillim të qëndrueshëm dhe reforma në ekonomi, siguri, drejtësi dhe arsim.”, tha Shala.

-Advertisement-

Ai poashtu theksoi se duke punuar së bashku, mund ta bëjmë Kosovën më të mirë. Andaj, kërkoj mbështetjen tuaj për programin që sjell reforma në ekonomi, drejtësi, shëndetësi dhe arsim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera