Lajme

Fentynal  më e rrezikshme se heroina

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 21 December 2017

Fentynal apo e njohur ndryshe si fentanil është lloj droge e cila përdorët si qetësues dhe përdorët në mjekësi së bashku me anestezion.

Kjo lloj droge është përdoruar për herë të parë në vitin 1960 dhe është lejuar vetëm për përdorim mjekësor, shkruan Infokusi.com

Mirëpo kjo lloj droge sot është duke u përdoruar shumë nga të rinjtë kryesisht të moshës 20 vjeçare dhe atë  në mënyrë ilegale. Vetëm në SHBA ka më shumë se 50.000 përdoruesë dhe çdo ditë vdesin dhjetëra persona.

-Advertisement-

Fentanyl mund të merret në mënyra të ndryshme, si përmes hapave dhe me anë të gërvishtjes se një letre ku kjo drogë vendoset  pastaj duke e thithur përmes hundës .

Varshmëria ndaj kësaj droge është e madhe pasi që efekti i saj nuk zgjatë shume dhe  përdoruesit e marrin deri në 5 herë në ditë, shkruan Infokusi.com

Disa nga simptomat e kësaj droge janë: dhimbje në gjokes, kollitje, vështirësi në frymëmarrje, marramendje, temperaturë, çrregullime te të rrahurave të zemrës dhe gjakderdhje të pa zakonta.

Edhe më të rrezikshme ketë drogë e bën blerja në tregun e zi, një sasi e madhe prodhohet në Kinë ku i vendosen edhe material të tjera kimike që sjellin deri tek vdekja./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera