Sport

Fenomeni i Barcelonës që ka më shumë ndjekës në Instagram se shumë yje të futbollit spanjoll – Kapiten i Barçës dhe lojtar i së ardhmes, me Raiolan menaxher (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 07 September 2017

Ka disa yje të La Ligas edhe nga ata që e kanë fituar Kupën e Botës, që kanë më pak ndjekës në Instagram se sa talenti i Barcelonës,  Xavi Simons, i cili është vetëm 14-vjeç.

Djaloshi ka 472,000 ndjekës në rrjetin social, ndërsa luan në mesfushë. Mino Raiola ka nënshkruar me të së fundmi kontratë për ta prezantuar.

Publikimet e Simons nuk ndryshojë nga ato të lojtarëve të tjerë, por stili i tij ka bërë që shumë njerëz ta ndjekin në Instagram.

-Advertisement-

MARCA ka kontaktuar me ekspertin për Instagram, Manuel Moreno duke e pyetur se si është e mundur që një lojtarë i ri të jetë më popullor se shumë yje të La Ligas si Jesus Navas, Joaquin, Lucas Perez, e shumë të tjerë.

“[Simons] ka shumë ndjekës. Imazhi i tij personal në rrjetet sociale është shumë i punuar, redaktuar, si në tekste ashtu edhe në grafikë”.

Krahasimi i Simons me yjet e La Ligas

“Unë mendoj se ai ka njerëz shumë profesionalë pas tij që ia menaxhojnë llogarinë”.

Simons ka arritur 300,000 ndjekës me 23 korrik, ndërsa 400,000 me 17 gusht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera