Sport

Fenerbahce kërkon huazimin e Costas

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 07 September 2017

Fenerbahce i ka bërë ofertë Chelseat për huazimin e Diego Costas.

Afati kalimtar në Turqi mbyllet edhe 48 orë dhe Feneri kërkon ta bëjë goditjen e fundit.

Klubi turk është vënë pas sulmuesit të Chelsea dhe Kombëtares dhe e kërkon në huazimin deri në janar, shkruan Fanatik.

-Advertisement-

Për Costan ka interesim edhe nga Besiktasi që më parë e kishte kërkuar lojtarin.

Fenerbahce ka bërë ofertë të martën për lojtarin dhe pret përgjigje.

Lojtari është kthyer në Londër pasi e kaloi të gjithë verën në vendlindjen e tij në Brazil.

Costa ka qenë një nga emrat më të përfolur në këtë afat kalimtar me marrëdhëniet e tij me trajnerin Antonio Conte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera