Sport

Fenerbahce fiton në saje të 11 metërshave kundër Kukësit

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 14 January 2018

Kukësi vazhdon të bëj paraqitje pozitive në tokën turke.

Në takimin e tretë miqësor, kampionët në fuqi u përballen me skuadrën e Fenerbahce, e cila zbriti në fushën e lojës me formacionin titullarë, fakt ky që nuk e ndaloi aspak Kukësin të jepte leksione futbolli.

Me një formacion të rreshtuar 4-4-1-1, verilindorët dominuan ndaj yjeve si Soldado, Valbuena, Isla apo dhe Neustadter, duke gjetur dhe golin pas gjysmë ore lojë.

-Advertisement-

Ishte sulmuesi Elis Bakaj që duke përfituar nga një gabim në mbrojtjen e vendasve, lëshoi me të majtën një silur që u ndal vetëm nga rrjeta e portierit Ersu. Pa umbushur as 2 minuta nga goli, Bakaj u shndërrua në njeriun asist, duke shërbyer bukur në zonë Idrizin që nuk e kishte të vështirë për të mposhtur për herë të dytë turqit.

Fraksioni i dytë kishte vetëm një skuadër në fushë dhe ajo ishte Fenerbahce, Në minutën e 49 ishte Giuliano që ngushtoi diferencën, pasi shndërroi në gol një 11 metërsh ndërsa në sekondat e fundit po përmes pikës së bardhë u tregua i saktë Fernandao, duke vendosur dhe rezultatin e takimit në 2-2.

Ky ishte takimi i tretë për verilindorët në Antalya, nga ku kanë një bilanc pozitiv, me 2 fitore dhe 1 barazim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera