Sport

Fenerbahçe braktis finalen pas 3 minutash lojë, Galatasaray feston triumfin surreal

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 08 April 2024

Finalja e Superkupës së Turqisë përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Fenerbahce në fakt vendosi të largohej nga fusha në minutën e 3-të, pasi Mauro Icardi kishte kaluar në epërsi Galatasaray-n (kishin kaluar saktësisht 49 sekonda). Një epilog surreal për një garë “të mallkuar”.

Fenerbahce kishte vendosur të fuste në fushë ekipin U-19, një vendim i marrë në konflikt me Federatën pas incidenteve në Trabzon dhe gjithashtu pas kërkesës së pasuksesshme për ta shtyrë ndeshjen (duke qenë se ishin ende në garë në Ligën e Konferencës) dhe për ta luajtur me një gjyqtar të huaj.

Galatasaray, për ta bërë situatën edhe më tragjikomike, festoi në fushë sikur gjithçka të kishte ndodhur rregullisht.

-Advertisement-

Dy rivalët e mëdhenj të kampionatit duhej të përballeshin 29 dhjetorin e kaluar në Riad, por ndeshja nuk u luajt për shkak të një incidenti diplomatik mes Turqisë dhe vendit që duhej të organizonte eventin.

Kriza u krijua nga vendimi i autoriteteve arabe për të mos lejuar në fushë pankarta dhe bluza me referenca për themeluesin dhe presidentin e parë të Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy