Lifestyle

Femrat zbulojnë sekretet brenda dy ditësh

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 27 October 2017

A keni menduar ndonjëherë se sa gjatë femra mund ta mbajë një sekret? Studimet e fundit kanë zbuluar se ato shpërndajnë fjalët brenda më pak se dy ditësh.

Shumica mendojnë se femrat nuk mbajnë dot sekrete, sepse u pëlqen të flasin e të flasin pa fund, se nuk janë të afta të përballojnë emocionet; ndërsa meshkujt janë “pus i thellë”.
Femrat konsiderohen si një mister i errët. Qenia njerëzore është komplekse dhe vetë fjala “sekret” ka vlerë të veçantë. Hulumtimi, ku janë përfshirë 3 mijë femra të moshës nga 18 deri në atë 65 vjeçare, po ashtu ka nxjerrë se katër në dhjetë femra nuk arrijnë të mbajnë sekretet, pavarësisht se sa personal ose konfidencial ka qenë lajmi. Më shumë se gjysma e tyre kanë thënë se alkooli e ka humbur kontrollin e gojës së tyre.
Pesë gjëra që duhet t’i mbani gjithmonë sekret
Të dashurit, burrat, shoqet më të mira dhe nënat, ishin më të prirë të jeni pranues të parë të informatës, sipas sondazhit britanik.
Sipas hulumtuesve, femrat zakonisht i përcjellin fjalët te dikush tjetër brenda 47 orë e 15 minutash. Studimi po ashtu ka gjetur se femrat mesatarisht dëgjojnë tre thashetheme çdo javë dhe e përcjellin atë së paku te një person tjetër. Megjithatë një e treta e vajzave ndjehen fajtore pasi e kanë zbuluar lajmin e besueshëm.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera