Lifestyle

Femrat që e bëjnë hapin e parë kanë më shumë fat në dashuri

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 21 February 2018

Është një pyetje shumë e vjetër: a ka rëndësi se kush e bën hapin e parë në lidhje?

Sipas një anketimi të ri, një nga tri lidhje të suksesshme janë filluar duke shkruar femrat të parat, transmeton Telegrafi.

Anketimi i kishte analizuar të dhënat e 100 çifteve të suksesshme dhe që kishin qenë në lidhje për më shumë se një vit.

-Advertisement-

Sipas ekspertes së lidhjes, Madeleine Mason, femrat janë të prira që edhe në jetë reale (jo vetëm përmes internetit) t’i iniciojnë takimet e para, pavarësisht se nuk e kuptojnë që janë duke e bërë këtë.

Meshkujt rrallëherë ‘gjuhen’ pas një femre nëse nuk shohin shenja interesi, qoftë një buzëqeshje, lëvizje koke apo prekje të flokëve.

Përveç kësaj, anketimi gjithashtu ka zbuluar se çiftet më të suksesshme kanë pasur një dallim prej tre vjetëve në moshë, ndërsa mbi 80 për qind të tyre kishin qenë të shkolluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera