Rozë

Femra dhe alkool, nxirren nga hoteli dy konkurentët e ‘Dance with me’

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 29 October 2017

Spektakli  ‘Dance With Me’ është përfshirë sërish nga një skandal së fundmi, pasi mësohet se dy nga konkurrentët e garës së kërcimit janë dëbuar së fundmi nga hoteli në të cilin ata qëndronin në Tiranë.

Bëhet fjalë për dy djemtë nga Kosova, Trim Jetullahu dhe Meriton Mjekiqi, të cilët, siç bën të ditur revista ‘Story’, janë dëbuar pasi njëri prej tyre ka tentuar të fusë femra dhe pije alkoolike në dhomë.

Këtë e kanë bërë të ditur burime pranë djemve, që kanë sqaruar se veprimi i njërit prej tyre nuk është mirëpritur nga stafi i hotelit pasi ishte kundër rregullores. Sipas burimeve, produksioni është munduar ta fshehë një gjë të tillë duke i akomoduar djemtë në një tjetër hotel.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera