Shëndetësi

Fëmija vdes nga infeksioni, por ajo që zbulojnë prindërit më pas do ju mallëngjejë

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 05 September 2017

Paul Trench, raporton Mirror, ndërroi jetë në vitin 1967 pas një infeksioni misterioz, mjekët nuk mundën dot që të zbulojnë se çfarë kishte vogëlushi e për rrjedhojë nuk ja dolën dot që t’i shpëtonin jetën.

I vëllai i tij, Ray Trench, nuk reshti kurrë së kujtuari duke i ruajtur dhe mos i prekur ndër vite gjërat në dhomat e tyre.

Para disa ditësh duke shfletuar një enciklopedi të vjetër zbuloi diçka që për 50 vite i kishte shpëtuar. Bëhet fjalë për një letër të vjetër për babagjyshin e Vitit të Ri.
Një letër e vitit 1966, mbi të cilin vogëlushi 9-vjeçar kishte shkruar dëshirat e tij për Krishtlindje. Një tavolinë futbolli me ekipet e Anglisë dhe Argjentinës, ndonjë autobus dhe ndonjë makinë.

-Advertisement-

Letra është publikuar në rrjete sociale dhe është vlerësuar si më prekësja që i është dërguar ndonjëherë babagjyshit,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera