Lajme

Fëmija që u shkelë me veturë nga ministrja Hajdari u trajtua në Emergjencë, flet doktori

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 11 April 2022

Fëmija që u shkelë me veturë dje në lagjen “Arbëria” të Prishtinës nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është trajtuar në Klinikën Emergjentë të QKUK-së. Por, pas trajtimit që ka marrë nga stafi shëndetësorë, fëmija është liruar në shtëpi.

Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla.

Krejt çka ka konfirmuar Syla është se fëmija pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi.

-Advertisement-

“U trajtu në Emergjencë dhe ka shku te shpija”, tha Syla shkurtë për Gazetën Express.

I pyetur se çfarë lëndime trupore ka pësuar fëmija, ai tha: “ E ka kry trajtimin në Emergjencë dhe u shku te shpija”.

Tutje, ai kërkoi që të mos telefonohet nga gazetarët në ditë pushimi.

Aksidentin në fjalë e ka konfirmuar edhe policia në raportin e saj 24-orësh.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Rr. Vicianum, Prishtinë (NN) 10.04.2022 – 12:25. E dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Kur aksidenti u raportua në media, pas një kohe ministrja Hajdari doli me një deklaratë me të cilën shkaktoi reagime publike duke thënë se “një fëmijë u përplas në veturën e saj”.

Deklarata e Hajdarit nuk është mirëpritur në publik.

Sidoqoftë, ajo ka thënë se i ka ofruar ndihmë fëmijës dhe ka njoftuar organet kompetente. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera