Fun & Video

Fëmija grisi paratë në vlerë të gjashtëmijë eurove, sepse mbeti vetëm në shtëpi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 23 May 2017

Babai i njohur vetëm me mbiemrin Gao nga Qingdao i Kinës, ka raportuar se i biri tij ka shqyer kartëmonedha në vlerë të gjashtëmijë eurove, sepse ishte vetëm në shtëpi.

Pasi ka luajtur me paratë e gjetura, pesëvjeçari që nuk ia dinte vlerën i grisi dhe i hodhi në skaj të dhomës, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Paratë e grisura nga pesëvjeçari

“I mblodha të gjitha dhe i dërgova në bankë. Më kërkuan që t’i bëja bashkë të gjitha pjesët derisa formohet kartëmonedha, pastaj mund të më kompensojnë” ka thënë Gao lidhur me rastin.

Derisa ka para që janë shqyer në tri pjesë, të tjerat janë ndarë deri në dhjetë pjesë dhe është shumë e vështirë të bashkohen.

Nuk ia dinte vlerën, shqeu afro gjashtëmijë euro

Për disa ditë ka mundur t’i bashkonte disa, por të tjerat janë pothuajse të pamundura sepse janë ndarë në pjesë shumë të vogla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera