Lajme

FEM me performancë publike “Kontrata”/Foto

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 01 May 2017

Grupi joformal i grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit përmes një aktiviteti simbolik ka shënuar 1 majin, ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Ato e kanë konsideruar si shqetësuese faktin që Kosova ka përqindjen më të lartë të papunësisë në rajon, transmeton Infokusi.com

Më poshtë mund të gjeni komunikatën e plotë të FEM-së

-Advertisement-

“Performancë publike “Kontrata”

Kosova gjendet me përqindje më të lartë të papunësisë në rajon. Gjithashtu, shumica e punëtorëve/eve vazhdojnë të punojnë pa kontratë pune dhe në kushte të mjerueshme.

Mungesa e sigurisë në vendet e punës pason me humbjen e jetës së puntorëve. Gjatë vitit 2016, nëntë puntorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, ndërkaq ky fenomen i pasigurisë ka vazhduar edhe gjatë këtij viti, ku brenda tre muajve, katër puntorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.

Gratë në veçanti përballen me shumë pengesa, duke përfshirë rolin e tyre tradicional si kujdestare kryesore e familjes. Raportet tregojnë që 82 përqind të grave nuk janë aktive në tregun e punës. Në anën tjetër, gratë shtatëzëne vazhdojnë të diskriminohen në vendet e punës, sidomos në sektorin privat. Një numri të madh të grave shtatëzëne i ofrohen kontrata afatshkurte, ndërsa të tjerave u ndërpritet kontrata ose zëvendësohen deri sa ato gjenden në pushim të lehonisë. Ndërkaq, 80 përqind e grave që punojë në sektorin privat nuk posedojnë kontratë pune; rreth 31 përqind e tyre që punojnë në këtë sektor, punojnë 10 ose më shumë orë të vazhdueshme në ditë.

Shkalla e lartë e papunësisë, shkelja e të drejtave të punëtorëve/eve në vende të punës, si dhe pasiguria e puntorëve në vendet e punës janë arsyjet kryesore të cilat tregojnë që 1 Maji nuk është ditë feste e puntorëve/eve. Andaj, ne si FEMaktiv për ditën e 1 Majit organizojmë një performacë publike me qëllim të një mundësie që bashkë me qytetarë t'i ndajmë dhe artikulojmë shqetësimet në raport me institucionet dhe bizneset mbi kontrata të jashtëligjshme. Ne, gjithashtu, i bëjmë thirrje sindikatave të punës si dhe gjithë qytetarëve për bashkëpunim.

KONTRATË E PUNËS*

Neni 1

Papunësia:

Kosova njihet si vendi me përqindjen më të lartë të papunësisë në rajon, diku rreth 35% e popullësisë janë të papunë. Më shumë se 57% e të rinjve të moshës 15-24 vjec në Kosovë janë të papunë dhe një e treta e tyre nuk janë fare të punësuar si dhe nuk janë të regjistruar në shkollim apo aftësim profesional.

Neni 2

Siguria në punë:

Mungesa e sigurisë në vendet e punës pason me humbjen e jetës së puntorëve. Gjatë vitit 2016, nëntë puntorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, ndërkaq ky fenomen i pasigurisë ka vazhduar edhe gjatë këtij viti, ku brenda tre muajve, katër puntorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.

FEMaktiv

Grupi joformal i grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera