Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve e pezullon Unionin rus të Gazetarëve
Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 22 February 2023
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka pezulluar në mënyrë të menjëhershme Unionin rus të Gazetarëve, lidhur me veprimet e tij që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës dhe për rolin që ka luajtur sa i përket territoreve të aneksuara ukrainase.
IFJ, që përfaqëson mbi 600.000 punëtorë të mediave në mbarë botën, tha se anëtarësimi i Unionit rus është pezulluar pas është bërë një hetim dhe është votuar për pezullim në komitetin ekzekutiv më 22 shkurt.
Votimi u zhvillua pasi Unioni rus i Gazetarëve refuzoi të rishqyrtonte vendimin që të themelonte degë të tij në katër rajone të aneksuara nga Rusia, tha IFJ.
“Veprimet e Unionit rus të Gazetarëve për të themeluar katër degë në territoret e ankesuara ukrainase qartësisht kanë thyer…. solidaritetin dhe kanë nxitur ndarje në mes të unioneve simotra”, tha presidenti i IFJ-së, Dominique Pradalié.
Në shtatorin e vitit të kaluar, Kremlini në mënyrë të paligjshme aneksoi rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës.
Separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014 kanë kontrolluar disa pjesë të Donjeckut dhe Luhanskut.
IFJ tha se do të vazhdojë të mbështesë gazetarët e pavarur brenda dhe jashtë Rusisë dhe shtoi se do të ndihmojë edhe gazetarët ukrainas.
Sipas IFJ-së, Ukraina ishte shteti më vdekjeprurës për gazetarët më 2022, pasi 12 punëtorë të mediave u vranë duke kryer punën e tyre. /REL/
Të tjera
-
Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
2 mijë e 96 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. ...
-
Pretendimet e Gjuriq: Me pranimin e Kosovës në AP të NATO-s, Kosova shpërblehet për shkelje të drejtave të serbëve
Duke komentuar faktin se Kuvendi i Kosovës ka marrë statusin e anëtarit të as...
-
QKMF-ja e Klinës bëhet me EKG të re, donacion nga Kosova Med
Qendra kryesore e mjekësisë familjare në Klinë (QKMF) “Nëna Terezë“, është b...
-
Zhduket një grua në Prizren
Në polici është raportuar për zhdukjen e një grua në Prizren. Policia ka b...
-
Policia gjen ảrmë dhe mủnicon në Zveçan dhe Leposaviq
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion Leposaviq, ku ka gjetur armë dhe mu...
-
Tahiri nuk ndal kritikat, e quan Kurtin qyqar: Mbeti duke numëruar sa herë hyri Radoiçiqi në Kosovë
Ish-kryenegociatoria e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thën...
-
Kusari-Lila dhe Gërvalla bashkë në Kanada për disa takime të rëndësishme
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe ministrj...
-
Norvegji – Hyn në fuqi njohja e Palestinës si shtet
Norvegjia njohu sot zyrtarisht një shtet të pavarur palestinez, ndërkohë që ...
-
Fortifikime dhe mbrotje nga sulmet me dronë – Polonia do të investojë miliarda për “Mburojën Lindore”
Programi “Mburoja Lindore” është operacioni më i madh për përforcimin e kufir...
-
Zhduken dy persona në Drenas
Dy persona janë zhdukur në Drenas dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur...
-
Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Për sot në ora 11:00 është caktuar seanca konstituive e Kuvendit të Mqedonisë...
-
Vjedhje e rëndë në Podujevë
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka ndodhur një...