Sport

Federata italiane shpall më të mirët e vitit 2017 në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 28 November 2017

Federata e Futbollit e Italisë shpalli më të mirët e vitit 2017 në Serie A, në një gala mbrëmje të mbajtur të hënën vonë.

Gianluigi Buffon u shpall portieri më i mirë, ndërsa tekniku i Napolit, Maurizio Sarri, fitoi çmimin trajneri më i mirë në vitit, transmeton Express.

E Juventus u shpall skuadra e vitit.

-Advertisement-

Trajneri i Napolit nuk ishte i paranishem, por cmimi u mor në emër të tij nga presidenti i Napolit, Edoardo De Laurentiis.

Me ndeshjen derbi Napoli – Juventus që do të luhet këtë të premte, legjenda e Juves Alessandro Del Piero, mor një çmim special për golin më të bukur në histori të këtij takimi.

Ndërkohë, Buffon tha pasi mori çmimin se është i lumtur dhe krenar, duke shtuar se kurrë nuk i kishte shkuar mendja se do ta merrte një çmim të tillë.

Lojtari i Vitit: Gianluigi Buffon [Juventus]

Skuadra e Vitit: Juventus

Trajneri i Vitit: Maurizio Sarri [Napoli]

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera