Lajme

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë proteston kësaj të hëne

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 05 November 2021

Të hënën e 8 nëntorit, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paraljamëruar protest përpara Kryeministrisë.

Qëllimi i kësaj proteste, siç njofton FSSHK, është senzibilizimi i opinionit dhe udhëheqjes vendore lidhur me gjendjen e rëndë sociale të punëtorëve shëndetësor.

Kërkesa madhore e Sindikatave është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor, përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari i vitit 2022.

-Advertisement-

“Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike por, kërkesë e cila ndikon drejtëpërsëdrejti në përmirësimin e statutsit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësor në veçanti”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera