Sport

Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës, mbajti sot turneun e Shenjëtarisë kupa “Shaip Zeneli”

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 17 March 2018

Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës, mbajti sot në Pallatin e rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, turneun e Shenjëtarisë kupa ” Shaip Zeneli”, shkruan infokusi.

Pjesëmarrës në këtë turne ishin 22 ekipe të cilat garuan me Pushkë Standarde, Pushkë Serike dhe Pistoletë standarde.

Më të dalluarit e këtij turneu u shpërblyen me mirënjohje.

-Advertisement-

Pushkë standarde te femrat, Urata Rama vendin e parë,  te meshkujt Drilon Ibrahimi vendin e parë klubi i shenjëtarisë Polici Pushkë Standarde.

Me pushkë serike te femrat Bleona Rama vendi i parë , te meshkujtë Ndriqim Raqi vendi i parë

Junior- Egzon Bujupi

Senior – Pushkë Serike, me pistoletë standarde vendi i parë Nexhat Sahiti,

Me mirënjohje u nderuan të gjitha klubet pjesëmarrëse në këtë turne.

Kryetari i Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, Gëzim Hazdrolli, tha së, e falenderojmë familjen Zeneli që na nderoi në turne i cili mbahet për të 17-in vit më radh, ndërsa me mirënjohje u nderua edhe famila Zeneli. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera