Sport

Federata argjentinase përjetëson Mesin

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 03 January 2024

Federata e Argjentinës ka vendosur të tërheqë fanellën me numrin 10 kur Leo Messi të tërhiqet përfundimisht nga përfaqëseusja. Këtë deklarata e ka dhënë kreu i futbollit, Claudio Tapia për Diario Sport.

“Kur Messi të largohet nga përfaqësuesja, ne nuk do të lejojmë askënd tjetër të mbajë numrin 10 pas tij. Ky numër do të tërhiqet përjetë në nder të tij. Është më e pakta që mund të bëjmë për të”.

Deklarata e kreut të futbollit ka nxitur debat në opinionin sportiv, kryesisht për gjeneratat e mëparshme, pasi si Lionel Messi, Diego Armando Maradona u shenjtërua në Kupën e Botës 1986 në Meksikë.

-Advertisement-

Në botërorin e Katarit, Leo Messi shënoi 7 gola dhe dhuroi tre asistime, duke u zgjedhur lojtari më i mirë i turneut, duke fituar kështu Topin e Artë dhe Këpucën e Argjendtë, me vetëm një gol më pak të shënuar sesa Kylian Mbappe.

Leo Messi ka luajtur 180 ndeshje dhe ka shënuar 106 gola me fanellën e Argjentinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera