FC Prishtina pret Zv/Ministrin për sport
Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 26 February 2018
Mazreku është zyrtari i parë shtetëror që viziton ambientet e improvizuara të klubit nga kryeqyteti, shkruan infokusi.
Sot në ambientet e improvizuara të FC Prishtinës, ishte mysafir Zv/Minisitri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Rexhep Mazreku.
Është një kumt i mirë që një zyrtar shtetëror për herë të parë viziton ambientet provizore të FC Prishtina dhe interesohet për së afërmi për problemet, nevojat dhe interesat e klubit më të madh në vend.
Ndërsa FC Prishtina, në takim të cilin e përfaqësuan, nënkryetari i bordit Ahmet Kurtolli, anëtari i bordit Fikret Maqastena, drejtori gjeneral Sokol Krasniqi, sekretari Fatos Hoxha dhe drejtori sportiv Arsim Thaqi, i ripërsëritën kërkesat drejtuar Ministrisë lidhur me situatën e pavolitshme në infrastrukturë të FC Prishtina.
“Kam marrë iniciativë që të krijoj në program pune dhe të takohem me të gjitha drejtoritë e sportit nëpër Komuna, për t’i parë problemet nga afër, për gjendjen aktuale, e sidomos për futbollin e infrastrukturën e saj si sportin më masiv në vend. Dua të bëjë përpjekje për të ndryshuar gjendjen aktuale, sepse sporti, e sidomos futbolli, është shkollë edukimi në vete, që largon fëmijët nga rruga, ndërsa tani edhe mund të arrihet shumë më larg dhe më suksesshëm në shkollimin e talenteve”, ka thënë Zv/Ministri, Mazreku.
“Po ashtu shpresoj shumë që premtimi i Kryeministrit Haradinaj, të jetësohet sa më shpejtë, e që klubit më të madh në vend, FC Prishtinës, t’i jepet në shfrytëzim parcela e kërkuar për ndërtimin e kompleksit sportiv”, ka thënë ndër të tjera, z. Mazreku. /INFOKUSI.COM
Të tjera
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...