Sport

Fc Malisheva ndihmohet financiarisht nga komuna

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 01 December 2020

Klubi futbollistik ‘Fc Malisheva’ është ndihmuar financiarisht nga komuna e Malishevës, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i komunës për Financa dhe Ekonomi, Valon Mazreku, me anë të një postimi në facebook ku ka treguar se komuna mbështet me mjete financiare klubin.

Malisheva garon në Ligën e Parë dhe gjendet në pozitën e tretë me 23 pikë.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Mazrekut./Gazeta inFokus/

Komuna mbështetë me mjete financiare klubin e futbollit “FC MALISHEVA”

Me kërkesë të qeverisë komunale të udhëhequr nga Nisma Socialdemokrate në krye me Kryetarin z.Ragip Begaj, drejtuar Kuvendit Komunal për mbështetjen financiare për klubin e futbollit FC MALISHEVA në vlerë prej 50,000€.
Kjo kërkesë është aprovuar nga Kuvendi Komunal dhe falenderoj të gjithë asambleistët të cilët e përkrahen kërkesën e qeverisë komunale për mbështetjen e klubit.

Një qytet!💙
Një klub!⚽️

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera