Lajme

FBI ndalon sulmin në “Time Square”

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 07 October 2017

Autoritetet amerikane të sigurisë njoftuan se shmangia e një komploti xhihadist për sulme në Nju Jork, ku përfshihej dhe “Times Square”-i, u arrit falë ndihmës së një agjenti të infiltruar të FBI-së.

Një person në Shtetet e Bashkuara dhe dy të tjerë në Pakistan e Filipine përballen me akuzat e organizimit të sulmeve që shpresonin t’i ndërmerrnin në emrin e shtetit islamik.

Njëri prej tyre mësohet të ketë thënë se donte të vinte në jetë një “11 shtator të dytë”. Treshja e të prangosurve “chat”-onte online mbi detajet e planifikimit të goditjes. Agjenti i Byrosë Federale të Hetimit që ndihmoi në parandalimin e sulmit, ishte hequr si përkrahës i ISIS-it, e në këtë mënyrë, kishte arritur të hynte në komunikim me tre komplotuesit.

-Advertisement-

Hollësirat mbi sulmin u bënë publike vetëm një ditë më parë, kur prokuroret paraqiten aktpadinë e ngritur ndaj Abdulrahman El Bahnasawy, 19 vjeç, shtetas kanadez i ndaluar në Nju Jork; Talha Haroon, gjithashtu 19 vjeç, qytetar amerikan me banim në Pakistan dhe Russell Salic, 37 vjeç nga Filipinet.

Ngjarja daton muaj më parë, por vetëm tani është përcjellë informacioni në media. El Bahnasawy, i vënë në pranga majin e 2016-s, u deklarua fajtor ndaj akuzave të lidhura me terrorizmin e mbetet në pritje të dënimit. Haroon u prangos dhe ai shtatorin e një viti më parë dhe Salic në muajin prill e tani pritet ekstradimi në SHBA.

Plani i tyre përfshinte vendosjen e bombave në “Times Square” dhe sistemin njujorkez të metrosë, si dhe goditjen e civilëve në ambiente të caktuara koncertesh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera