Lajme

FBI kontrollon zyrat e avokatit personal të Presidentit të SHBA, reagon Donald Trump

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 10 April 2018

Pas kontrollit të ushtruar nga FBI në zyrat e avokatit personal të presidentit të Amerikës, Donald Trump, reagon ky i fundit, raporton BBC.

Presidenti Trump foli shumë i zemëruar për aktin duke thënë se “Kontrolli i FBI në zyrën e avokatit tim është një turp dhe një sulm për vendin”

Nga ana e tij, avokati Micheal Cohen e shprehet se nuk gjen një arsye pse duhet të ushtrohej ky kontroll: “Kontrolli në zyrë është plotësisht i papërshtatshëm dhe i panevojshëm”.

-Advertisement-

” Zyra e Prokurorit të SHBA ka konfiskuar komunikimet e privilegjuara të klientit tim e klientëve të tij”, shton avokati i Cohen.

” Veprimi i New Yorkut është pjesërisht një referim nga Zyra e Këshillit Special, Robert Mueller”, ka shtuar ai.

Kontrolli në zyrën e Cohen bëhet për disa dokumente për çështje të ndryshme, përfshirë pagesat për aktoren pornografike Stormy Daniels.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera