FBI jep detaje të reja për kërcënimet me bọmbë në disa qendra votimi në SHBA
Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 05 November 2024
Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) tha të martën se pesë qendra votimi në disa shtete amerikane kanë qenë në shënjestër të kërcënimeve me bombë, dhe se shumica e kërcënimeve duket se vijnë nga domene ruse.
Së paku dy qendra votimi në shtetin e Xhorxhias u evakuuan për shkak të kërcënimeve, thanë zyrtarët. Por, ato u ripahën pas rreth 30 minutave, dhe tani autoritetet po presin një vendim të gjykatës për ta zgjatur kohën e votimit përtej kohës gjithëkombëtare të mbylljes së votimit në orën 19:00, për ta kompensuar kohën e humbur gjatë evakuimit.
Brad Raffensperger, sekretari i Shtetit i Xhorxhias, tha se prapa kërcënimeve me bombë qëndron Rusia.
“Duket se ata kanë filluar të bëjnë ligësi. Ata nuk duan që ne të kemi zgjedhje të mira, të drejta dhe të sakta dhe, nëse ai dalin të na nxisin të luftojmë kundër njëri-tjetrit, atëherë këtë e llogarisin si fitore”, tha Raffensperger për gazetarë.
FBI-ja tha në një komunikatë se asnjëri nga kërcënimet nuk është i besueshëm.
Vetëm Xhorxhia i ka pranuar më shumë se dy duzina kërcënime të rrejshme me bombë në ditën e zgjedhjeve, tha një zyrtar i FBI-së për Reuters.
Më herët gjatë ditës, zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe ata të sigurisë e akuzuan Rusinë dhe Iranin për intensifikimin e sulmeve kibernetike dhe fushatave dezinformuese, që thanë se synojnë të ndjellin përçarje, teksa amerikanët votojnë në zgjedhjet e tensionuara presidenciale.
Aktorët e ndikimit, të lidhur me Rusinë, “po krijojnë video dhe artikuj të rremë për të minuar legjitimitetin e zgjedhjeve, për të nxitur frikë te votuesit sa i përket procesit zgjedhor dhe duke sugjeruar që amerikanët po përdorin dhunë ndaj njëri-tjetrit për shkak të preferencave politike”, u tha në njoftimin e lëshuar më 4 nëntor nga Zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Byroja Federale e Hetimit dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Siguri të Infrastrukturës.
“Këto përpjekje rrezikojnë të nxisin dhunë, përfshirë ndaj zyrtarëve zgjedhorë”, thanë këto agjenci.
Agjencitë e inteligjencës në SHBA për muaj të tërë kanë paralajmëruar se ka përpjekje të mbështetura nga Qeveria ruse për të ndikuar në zgjedhjet amerikane, ku po përballen ish-presidenti republikan, Donald Trump, dhe nënpresidentja demokrate, Kamala Harris.
Sondazhet para zgjedhjeve sugjeruan se gara do të jetë e ngushtë, duke rritur tensionet, teksa votuesit iu drejtuan kutive të votimeve pas një fushate të ashpër.
Si Teherani, ashtu edhe Moska kanë mohuar se luajnë rol në ndonjë fushatë dezinformuese gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane. /REL
Të tjera
-
Tragjedi në Gjermani: Ish-bashkëshorti nga Maqedonia e theri për vdẹkje ish-gruan e tij në sy të tre fëmijëve
Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur të hënën (4 nëntor) në Dortmu...
-
The Guardian: Demokratët llogarisin në votat e të rinjve për fitoren e Harris dhe të kandidatëve për Kongres
Demokratët po llogarisin tek votuesit e rinj që të dalin sot në qendrat e vot...
-
Shqetësim për votat e refuzuara në Nevada
Sekretari i Shtetit i Nevadës ka shprehur shqetësimin për numrin e votave të ...
-
Arrestohet 25 vjeçari që kërcënoi të kryente suln nëse fiton Donald Trump
Autoritetet në Michigan kanë arrestuar një 25-vjeçar, Isaac Sissel, pas dërgi...
-
Raportohet se Trump dhe Musk do t’i ndjekim bashkë rezultatet preliminare
Kandidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump do t’i bashkohet këtë mbrëm...
-
Kamala Harris nëpërmjet intervistave në radio të “shteteve të luhatshme” u bën thirrje amerikanëve të votojnë
Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris...
-
Kush do të fitojë garën për kontrollin e Kongresit?
UASHINGTON – Zgjedhjet e së martës do të përcaktojnë se cila parti do ta ketë...
-
Alarme për bombạ në vendvotime në disa shtete amerikane, FBI thotë se e-mailet kanë origjinë nga domenet ruse
FBI ka thënë të martën pasdite se ata janë në dijeni të kërcënimeve me bomba ...
-
Trump do t’i ndjek rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida
Ish-presidenti Donald Trump do të shikojë rezultatet e zgjedhjeve me një grup...
-
Dogana e Kosovës: Thyhet rekord i të hyrave me mbi 1.5 miliard Euro
Fillimi i muajit nëntor shënoi një arritje historike për Doganën e Kosovës, p...
-
Ndizen qirinj në nderim të Astrit Deharit
Me rastin e tetë vjetorit të vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendos...
-
Hovenier: Presidenti Biden do të udhëheq dhe kryej punë të rëndësishme deri më 20 janar
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur sot në ditën e zgje...