Lajme

Fauci: Përhapja e omicron do të ushtrojë presion mbi spitalet

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 02 January 2022

Eksperti amerikan me ndikim për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, deklaroi se përhapja e mëtejshme e omicron do të sjellë presion në rritje në spitale, megjithëse hulumtimet e hershme tregojnë se ky variant i virusit shkakton një pasqyrë klinike më të butë te njerëzit e infektuar.

“Problemi është se kur keni kaq shumë infeksione të reja, edhe pse shkalla e shtrimit në spital është më e ulët tek ata të infektuar me variantin omicron sesa tek ata të infektuar me variantin delta, ekziston ende rreziku që të keni më shumë shtrime,” tha Fauci në një intervistë për CNN, raporton Reuters.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vlerësojnë se lloji omicron është i pranishëm në 58.6 për qind të të infektuarve me një nga variantet ekzistuese të koronavirusit që ka qarkulluar në Shtetet e Bashkuara që nga 25 dhjetori.

-Advertisement-

Shfaqja e papritur e omicron solli një numër rekord të rasteve me COVID-19 në shumë vende, andaj festimet e Vitit të Ri kaluan me masa më të rëndësishme kufizuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera