Faton Hajrizi tallet me shtetin në TikTok, 1 javë nga deklarata e Sveçlës se arrestimi i tij është çështje orësh
Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 16 July 2024
Faton Hajrizi – njeriu që u arratis për herën e nëntë nga burgjet e Kosovës i shpallur tashmë në kërkim nga Policia ka filluar të shfaqet jo rrallëherë, përmes rrjeteve sociale. Bashkë edhe me persona të tjerë që janë të futur në telashe me shtetin, Hajrizi s’po i ndalë deklaratat e tij të vazhdueshme edhe ndaj organeve të rendit. Shteti s’ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e tij, edhe pse dje janë bërë 1 javë nga deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se arrestimi i tij është çështje orësh apo ditësh.
Të shtunën e kaluar u bë 1 javë nga ikja e Hajrizit dhe akoma i njëjti ndodhet në arrati – teksa po e vazhdon gallatën në rrjete sociale.Hajrizi i çoi mesazh para disa ditësh Sveçlës duke i thënë se “nuk jeni ju që e kapni askënd, hiç”, dhe se sipas tij, të vetmit që mund ta kapnin atë, janë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.Faton Hajrizi tallet me shtetin në TikTok, 1 javë nga deklarata e Sveçlës se arrestimi i tij është çështje orësh
Faton Hajrizi – njeriu që u arratis për herën e nëntë nga burgjet e Kosovës i shpallur tashmë në kërkim nga Policia ka filluar të shfaqet jo rrallëherë, përmes rrjeteve sociale. Bashkë edhe me persona të tjerë që janë të futur në telashe me shtetin, Hajrizi s’po i ndalë deklaratat e tij të vazhdueshme edhe ndaj organeve të rendit. Shteti s’ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e tij, edhe pse dje janë bërë 1 javë nga deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se arrestimi i tij është çështje orësh apo ditësh.
Të shtunën e kaluar u bë 1 javë nga ikja e Hajrizit dhe akoma i njëjti ndodhet në arrati – teksa po e vazhdon gallatën në rrjete sociale.
Nuk sëmurem sepse pastroj enët e mia të gjakut. Shënoni recetën
Hajrizi i çoi mesazh para disa ditësh Sveçlës duke i thënë se “nuk jeni ju që e kapni askënd, hiç”, dhe se sipas tij, të vetmit që mund ta kapnin atë, janë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
““E pyes Sveçlën, i them se kur ke qenë i vogël a ke punu në furrë a çka osht puna se i kishe do orë të furraxhisë. Nuk mun um kap ti mu, kurrë s’un um kap, o ministër i punëve të kota. Ata të cilët um kishin kap, edhe me marrëveshje, jonë në Hagë atje, që ua kisha ngu hatrin, jo lepurushat e Vetëvendosjes. Ju njohim mirë kush jeni. Sa për ty, vi midis Prishtinës dhe s’guxon me m’dalë hiç, po i shtin qata burra Njësi Speciale jau then krytë e në fund ti rrin në kollare, se ti vet edhe 100 herë me u klonu ti s’munesh me m’kap mu – se s’guxon me mu afru ti mu. Ky është mesazhi që ta jap unë ty, Xhelal Sveçla, a çfarë mbiemri falë e ki, mbiemër koti”, tha Hajrizi.
“Çështje orësh” – tha Sveçla më 8 korrik në një konferencë për media në Qafë Morinë, ku paralajmëronte se kapja e Faton Hajrizit do të ndodhë shumë shpejt.
“Tashmë policia ka bërë angazhimin e saj që të hetojë rastin në plotni, në qoftë arratisjen apo vendndodhjen e tij dhe arrestimin shumë të shpejtë… Policia po punon. Unë jam i bindur dhe policia shumë shpejt do të vijë me rezultate. Ju po i shihni rezultatet e policisë për çdo ditë që të kemi numër minimal të rasteve ku kemi vështirësi në zbulueshmëri, do të thotë zbulueshmëria është maksimale, edhe veprimet e policisë janë jashtëzakonisht efektive. Unë nuk jam shumë i brengosur me këtë, por duke parë efikasitetin e policisë është çështje orësh apo ditësh”, tha Sveçla më 8 korrik, raporton Sinjali.
Si në ikjet e tij spektakolare të mëhershme, Hajrizi ishte i përgatitur për t’u larguar nga burgu pa u kapur nga oficerët. Ai u arratis për të nëntën herë nga burgu, pak pas orës 1 pas mesnatës të datës 06 korrik.
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...