Lajme

Fatmir Sejdiu: Formimi i ushtrisë, hapi tjetër i rëndësishëm pas pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 14 December 2018

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka uruar themelimin e Ushtrisë së Kosovës duke thënë se është vendimi më i rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë.

“Ecja e suksesshme transformuese e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe sot në Ushtrinë e Kosovës u bë me një bashkëpunim dhe partneritet të thellë me NATO- në dhe vendet më të rëndësishme mbështetëse të Kosovës” ka shkruar Sejdiu në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka shtuar se ka pasur nderin që dikur  të ishte Komandat Suprem i FSK-së.

-Advertisement-

“Kam pasur nderin dhe privilegjin e veçantë kur si President i vendit kisha cilësinë e Komandantit Suprem të këtij mekanizmi mbrojtës.. Ndjeja kënaqësinbë e veçantë kur përfaqësuesit më të lartë të NATO-së flisnin fjalë respekti dhe miradije për formacionet e shkelqyeshme që ishin ngritur dhe për rezultatet e tyre. Isha I bindur se kjo ditē do tē vijë”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu ka thënë se kjo ditës është ditë historike për Kosovën sepse shënon një epokë të re të rritës sonë.

Ndryshe sot Kosova pas 10 vitesh pavarësi ka formuar ushtrinë e saj. Ky vendim është marrë sot në Kuvendin e Kosovës me vota unanime nga ana e deputetëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera