Lajme

Fatmir Limaj: “Nuk pranuam të shkojmë në koalicione ku do ta përfundonim garën pa filluar”

Autori: Halil Berisha 20:09 | 16 September 2019

Fatmir Limaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, i ftuar në Rubikon të KTV-së, ka deklaruar se këto zgjedhje parlamentare janë shumë më të ndryshme se të kaluarat.

E ky ndryshim nga të gjitha partitë, sipas Limajt është në të mirë të demokracisë dhe se tani qytetarët kanë mundësi të zgjedhin tamam atë që do t’i drejtoj.

“Deri tash kandidimi ishte në parti politike, e tash është një avancim në ofertat politike, vendi ynë për herë të parë kanë mundësi ti shohin njerëzit drejtpërdrejtë kush do t’i drejtoj. Aktualisht Kosova i ka pesë oferta nëse vendosin për njërin prej tyre e din qysh tash se kush është, ky është hap i madh cilësor në përcaktimin e njerëzve”, ka thënë Limaj.

-Advertisement-

E kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj gjithashtu ka thënë që kishin ftesa nga shumë parti, por të cilat nuk i negociuan, pasi sipas tij, bashkimi me disa koalicione do të kryente zgjedhjet ende pa filluar, shkruan gazeta inFokus.

“Nisma ka luajtur rol të rëndësishëm, i cili në momentin e koalicioneve nuk pranoj të jetë pjesë e një koalicioni që do ta përfundonte garën pa filluar, praktikisht shkuarja jonë në këto blloqe kam përshtypjen që nuk do të vijshim tek zgjidhja e duhur, e përcaktimi ynë ishte vendim strategjik, kemi garë goxha të barabartë”, ka thënë Limaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera