Lajme

Fatmir Limaj: Çdo familje nga një të punësuar, s’ka më pabarazi

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 03 June 2017

Kandidati i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se programi i partisë së tij parasheh punësimin e të paktën një anëtari në secilën familje në Kosovë. Ka thënë se në këtë mënyrë do të zbusin papunësinë.

Nga Prizreni, Limaj ka dhënë premtime se do të ketë investime në bujqësi dhe përkrahje të të rinjve.

“Nisma për Kosovën nuk ka dhënë premtime asnjëherë. Në këto vitet e fundit kemi vizituar punëtorë, bujq, fermerë… Duke biseduar me ta kemi dëgjuar kërkesat e tyre. Kemi dalë me një projekt”, ka thënë Limaj.

-Advertisement-

Ai ka premtuar se me Nismën për Kosovën do të ndalet pabarazia.

“Nga këtu do të fillojmë zbutjen e kësaj pabarazie. Në Kosovë nuk do të ketë më asnjë familje pa një të punësuar”, ka shtuar ai.

Limaj në qytetin e Prizrenit është prezantuar si zëvendëskryeministër në Qeverinë e udhëhequr prej Ramush Haradinajt.

“Me Nismën në Qeveri. Urime të gjithëve”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera