Sport

Fati në gjurmët e Leo Messit, statistikat e 18-vjeçarit më të mira se të argjentinasit!

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 18 October 2021

Ansu Fati si Leo Messi. Është kjo kryefjala e momentit në Barcelonë, me talentin 18- vjeçar i cili është rikthyer më i fortë, duke lënë pas dëmtimin, por edhe duke udhëhequr skuadrën drejt suksesit. Mbrëmjen e të dielës, Ansu ishte protagonist në përmbysjen e katalanasve ndaj Valencias, duke gjetur rrugën e rrjetës, për një gol historik në aspektin personal, sepse tashmë Ansu Fati është në librin e rekordeve te Barcelona, madje duke lënë pas edhe Messi-n. Sulmuesi spanjoll shënoi golin e 13-të me Barcelonën në La Liga, duke u bërë i vetmi lojtar i cili ka shënuar një shifër të tillë përpara se të fetojë 19 vjetorin. Fati parakaloi ne “Camp Nou”, spanjollin tjetër, Bojan Krkic, i cili kryesonte këtë listë me 12 gola, ndërsa në vendin e fudnit të podiumit është Messi me 7 gola.

Ansu Fati debutoi me ekipin e parë, në sezonin 2019-2020, duke shënuar golin e parë në sfidën përballë Osasunës, në 31 gushtin e 2019-së, ndërsa në atë sezon luajti 1024 minuta dhe shënoi në total 7 gola, ndërsa në edicionin e kalaur luajti vetëm 437 minuta dhe shënoi 4 gola, njërin prej tyre në “El Classico”. Dëmtimi i sezonit kaluar ndikoi në formën e lojtarit, i cili me rendimentin e treguar i kishte të gjithë përbërsit e duhur për ta thelluar këtë shifër, ndërsa tani rikthimi i I tij shihet si një pikë kthese për të gjithë klubin. Goli ndaj Valencias ishte i dyti, pas atij të Levantes në shtator dhe tashmë e gjithë vemendja është spostuar për takimin e 24 tetorit, përballë Real Madrid.

Në fundin e takimit, tekniku Koeman foli me superlativa për talentin spanjoll duke theksuar vazhdimisht se rikthimi i 18-vjecarit është shumë i rëndësishëm dhe se potencali i tij i kishte munguar skuadrës, e sidomos në një moment të tillë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera