Lajme

Farat Shala ngrit dyshime për keqpërdorime e keqmenaxhim në ministrinë e drejtuar nga Rozeta Hajdari

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 07 May 2022

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, përmes një postimi ka ngritur dyshime lidhur me punën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ministri kjo që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.

Ai në këtë postim ka thënë se po shpenzohen dhjetëra miliona euro në projekte të ndryshme, por nga të cilat nuk ka ndonjë rezultat konkret.

-Advertisement-

“Po ashtu dhjetra miliona euro kredi nga Banka Botërore, janë ridestinuar dhe shpenzuar në mënyrë të paligjshme.
Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe dhjetra miliona euro janë ndarë për rezervat shtetërore që menaxhohen nga kjo ministri, pa ndonjë transparencë. Edhe përkundër këtyre investimeve dhe projekteve, rezultatet nuk duken askund“, ka shkruar Shala.

Këtë mungesë të rezultateve, deputeti i PDK-së e ka lidhur me kuadrin profesional.

“Synimi është për të vënë nën kontroll shtatë agjencionet e Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të cilat ka një kohë të gjatë që funksionojnë me zëvëndësues të kryeshefave/drejtorëve të përgjithshëm.

Në këtë listë të agjencive që janë pjesë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe që aktualisht funksionojnë me zëvëndësues janë:

1. Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës;

2. Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë;

3. Agjencia Kosovare e Standardizimit;

4. Inspektorati i Tregut;

5. Agjencia e Metrologjisë së Kosovës;

6. Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës;

7. Agjencia për Pronësi Industriale”, ka shkruar Shala./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera