Shëndetësi

Farat e rrushit/ Zbuloni si t’i përdorni për veshkat dhe mëlçinë

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 09 July 2020

Mjaft konsumatorë preferojnë t’i nxjerrin farat e rrushit, madje të tjerë nuk konsumojnë as lëkurën e këtyre kokrrave. A e dini pse bëjnë gabim? Numri më i madh i përbërësve të dobishëm është i përqendruar në farat e rrushit të zi. Këto fara, bazuar në studimet më moderne shkencore, rezultojnë si të shkëlqyera në pastrimin e organizmit nga mbetjet dëmtuese dhe metalet e rënda.

Më poshte gjeni një përmbledhje të rëndësishme të vetive mirëbërëse të farave dhe lëkurës së kokrrave të rrushit dhe efekteve të tyre në shëndetin e organizmit.

Plot me Omega 6 dhe 9.
Farat e rrushit arrijnë të aktivizojnë qarkullimin jetësor në shtresat e poshtme të lëkurës së njeriut. Ky qarkullim shumë i rëndësishëm rivitalizon dhe ndihmon për të parandaluar plakjen e shpejtë të vetë lëkurës. Farat përmbajnë, madje janë shumë të pasura me aminoacidet Omega 6 dhe Omega 9. Ato janë të mrekullueshme për rigjenerimin e qelizave dhe ndikojnë fuqishëm në hidratimin e lëkurës. Farat e rrushit janë ndër produktet më të këshilluara kundër efekteve të plakjes, jo vetëm të lëkurës por edhe të të organizmit njerëzor.

-Advertisement-

Farat janë plot me antioksidantë natyralë dhe mbrojnë shëndetin falë përmbajtjes me vajra esencialë shumë të rrallë. Vaji esencial i farave të rrushit është i njohur tashmë botërisht për përdorimin në kuzhinë për efektet e dobishme kundër kolesterolit të keq. Vaji esencial i farave të rrushit është mirëbërës edhe për pamjen e jashtme. Përbërja jo-yndyrore e këtij vaji i përshtatet çdo tipi të lëkurës. Kjo përbërje përdoret për masazhet e trupit ose të flokëve, por gjithashtu shërben si bazë për produktet estetike.

Por çfarë i bën farat e rrushit të kenë efekte kaq magjike?
Farat përmbajnë polifenole, në formën e molekulave të mbushura me vitaminë E, të cilat janë të pasura me antioksidantë natyrorë. Kjo pasuri e tillë në vlera i bën farat e rrushit të ofrojnë veti kaq speciale për shëndetin. Shumë nga vlerat e mrekullueshme të rrushit vijnë për shkak të polifenoleve të pranishme në lëkurën e kokrrave të frutit. Këtu përfshihen antioksidantë si taninat. Taninat janë antioksidantë që veprojnë në mënyrë direkte për zvogëlimin e rrezikut të dëmtimit prej radikaleve të lira në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Rrushi është i natyralisht i pasur me sheqerna mirëbërës të cilët rregulojnë aktivitetin e mëlçisë, e cila i grumbullon ato për përdorim kur është e nevojshme nga organizmi. E rëndësishme për t’u theksuar është fakti se diabetikët duhet ta përdorin rrushin në mënyrë shumë të kontrolluar.

Rrushi përdoret gjerësisht edhe për qëllime terapeutike ose kuruese për organizmin.
Specialistët e ushqimit dhe ata mjekësore këshillojnë që të përdoret nga ata që vuajnë nga nefritet dhe problemet dhe gurët në veshka. Po ashtu nga personat që vuajnë nga prania e gurëve të mëlçisë, probleme të fshikëzës urinare madje edhe ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Lëngu i rrushit ofron efekte kurative për probleme si bronkiti kronik, azma bronkiale.Rrushi, sidomos i zi, është një nga frutat më të shëndetshme dhe më të pasura në vlera. Falë përmbajtjes së lartë të ujit, kripërave minerale, fibrave dhe kokrrat e rrushit stabilizojnë nivelet e mineraleve për organizmin. Ato pastrojnë trupin e njeriut duke lehtësuar procesin e eliminimit të toksinave.

Këshilla për përdorimin
Ndajeni rrushin në kokrra. Më pas t’i shtrydhni në pajisjet e kuzhinës tuaj për të përfituar lëngun magjik. Pajisja juaj do të bluajë frutat, lëkurat dhe farat e tyre dhe do të merrni vlera të rëndësishme për shëndetin./AgroWeb.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera