Sport

Fantastiku Dybala lë gjithë prapa, gol çdo 47 minuta (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 25 September 2017

Paulo Dybala e ka filluar sezonin në Serie A në mënyrë fanatike me Juventusin.

Argjentinasi me 10 gola në gjashtë ndeshjet e para sezonale ka arritur të lë pas gjithë kolegët e tij në top pesë ligat evropiane.

Dybala shënon gol çdo 47 minuta, duke kështu pas edhe Falcaon e Monacos.

-Advertisement-

Kolumbiani me 11 gola në shtatë ndeshje ka një mesatare gol për 52 minuta.

Pas tyre vjen Lionel Messi i cili te Barcelona ka shënuar nëntë gola në gjashtë ndeshje, pra gol çdo 60 minuta.

Në vendin e katër është Pierre-Emerick Aubameyang i Borusia Dortmundit, me tetë gola në gjashtë ndeshje ai ka një mesatare prej 67 minutash.

Top pesëshja mbyllet nga Ciro Immobile me tetë gola në gjashtë ndeshje për Lazion, gol çdo 68 minuta.

Se Dybala po kalon në formë jetësore e tregon fakti se asnjë lojtarë në Serie A nuk ka arritur numër të tillë të golave gjatë shekullit XXI në gjashtë ndeshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera