Sport

Fantastike, Distria kalon në finale, i siguron Kosovës medalje

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 24 March 2023

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Kosovës në Grand Slamit të Tbilisit.

Kampionia e botës mundi në gjysmëfinale gjermanen Mascha Ballhaus duke siguruar finalen e këtij turneu të madh evropian.

Krasniqi po tregon formë të lartë në këtë eveniment të xhudos, dhe deri tani ka arritur tri fitore.

-Advertisement-

Distria në finale do të ballafaqohet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.

Nora Gjakova prek çerekfinalen

Xhudistja Nora Gjakova ka arritur që me sukses të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xhudistja kosovare në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e tretë triumfoi ndaj xhudistes nga Monogolia, Ichinkhorloo Munkhtsedev me waza-ari në “Golden Score”.

S`ndalet Distria, kalon në gjysmëfinale

Xhudistja jonë Distria Krasniqi ka vazhduar me performancën e mirë, duke kaluar në gjysmëfinale.

Xhudistja kosovare shënoi fitore ndaj belges Amber Ryheul në çerekfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Distria Krasniqi e nis furishëm, mund xhudistin Cahrne Griesel

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi në mënyrën më të mirë të mundshme e ka nisur turneun e Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia Olimpike mposhti në rrethin e dytë xhudistin nga Afrika e Jugut, Cahrne Griesel.

Distri kalon në rundin e tretë, derisa rundin e parë xhudistja jonë e fitojë pa luftë.

Eliminohet Erza Muminoviq

Xhudistja jonë Erza Muminoviq është eliminuar nga Grand Slami i Tbilisit.

Erza u mposht nga xhudistja polake, Aleksandra Kaleta. Garuesja jonë në rrethin e parë mundi Sayara Rozyyevas.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy