Rozë

Fansat e Naya Riveras do të bëjnë homazhe në vendin ku ajo humbi jetën

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 17 July 2020

Fansat e aktores do ta kujtojnë atë në vendin ku ndërroi jetë.

Naya Rivera humbi jetën në liqenin piru në Kaliforni, ku kishte dalë për shëtitje me varkë bashkë me djalin e saj, shkruan lajmi.net.

Vdekja e aktores në moshë të re, ka tronditur të gjithë, ndërsa telegrame ngushëllimi kanë shkruar edhe yjet botëror.

-Advertisement-

Fansat e Riveras, planifikojnë që pas pak kohësh të bëjnë homazhe në vendin ku ajo humbi jetën.

Këtë gjë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter, në profilin “The Naya River Army”.

“Është pak e vështirë për personat të cilët udhëtojnë, merrni pak kohë të lirë nga puna dhe ejani. Në ora pesë është paksa nxehtë, por nuk do të thotë që nuk mund të shkojmë atje. Shpresoj që shumë nga ju të vini”, thuhet në njoftim.

Naya Rivera për disa ditë u shpall e humbur, derisa autoritetet gjetën trupin e saj në liqenin Piru, ndërsa autopsia tregon se ajo vdiq si pasojë e fundosjes në ujë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera