Lajme

Famir Limaj: Festat e gëzimet nuk janë të njëjta pa çlirimtarët që po mbahen padrejtësish në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 31 December 2022

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë qytetarët për Vitin e Ri.

“Viti që po lëmë pas ishte vit me plot sfida për shtetin, andaj viti i ardhshëm qoftë vit i unitetit dhe fitoreve”.

Ai ka uruar familjet e dëshmorëve, martirëve, invalidëve dhe bashkëluftëtarëve.

-Advertisement-

“Në veçanti uroj familjet e dëshmorëve, martirëve, invalidëve dhe bashkëluftëtarëve, që falë sakrificës së tyre sublime sot gëzojmë në liri e shtet, derisa festat e gëzimet nuk janë të njejta pa. Çlirimtarët që po mbahen padrejtësishtë në Hagë. Gëzuar 2023, qoftë vit i mbarë për Kosovën dhe shqiptarët!”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera