Familjarët e të zhdukurve: Thaçi po na shkelë
Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 06 August 2018
Vitet po kalojnë, ndërsa dhimbja e familjarëve për më të dashurit e tyre të zhdukur që lufta e fundit në Kosovë sa vjen e shtohet.
Megjithëse ata, kishin bërë kërkesë që në fazën e fundit të dialogut të jetë edhe një përfaqësues i tyre, kishin marrë përgjigje negative nga ana e institucioneve të vendit.
Shumë nëna vazhdojnë të ndjejnë ankthin dhe dhimbjen për familjarët që tash e sa vite rezultojnë si të zhdukur.
Luljeta Sharanit, serbët ia vranë bashkëshortin, dy djemtë dhe tre kunetërit.
Ajo thotë se janë të zhgënjyer me institucionet e Kosovës, pasi që asnjëherë çështjen e personave të pagjetur nuk e trajtuan seriozisht.
“Serbët më kanë vrarë bashkëshortin, dy djemtë dhe tre kundetërit. Derisa atyre iu gjenden eshtrat unë jetoja me ankth e dhimbje ditë e natë. Është gabim i rëndë, është gabim fatal që Kosova nuk i jep kurrfarë kushte Serbisë në dialog. Ata po shkojnë krye në vete dhe po bëjnë marrëveshje të ndryshme me serbët. Si nuk iu vie turp të na shkelin, jemi të zhgënjyer s’ka s si bëhet më keq derisa shtetin armik po e falin e po bëjnë pajtime”, ka thënë ajo në një bisedë për Indeksonline.
Sharani thotë se të gjithë ata që kryen krime në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë, dhe të marrin dënimin e merituar.
“Kërkesa jonë edhe e të gjitha nanave është që ata të dalin para drejtësisë. Mos le t’iu përmbushet asnjë kusht sepse po na hynë në hak. Duhet të bisedojnë me familjarët e të pagjeturve, të na pyesin për dhimbjen që po e ndiejnë zemrat tona. Na i kanë tha shpirtat, humbjen e tyre do e vujmë gjithë jetën. Gjithë ai gjakë që është derdh. Presidenti gjithçka po vulos në emër të vetin, po na shkelë, po ta kishte përjetu ai tmerrin që e kemi përjetu si unë si shumë nana atëherë do të kishte menduar më gjatë.”, ka thënë tutje ajo.
Hiç më lehtë jetën nuk e ka as nëna gjakovare, Ferdonije Qerkezi .
Serbët, asaj ia vranë bashkëshortin dhe katër djemtë.
“Çfarë të them, jo vetëm unë por të gjitha nënat janë të zhgënjyera me qeverinë tonë. Asgjë nuk kanë bërë për personat e zhdukur, ata kanë punuar shumë pak lidhur me këtë brengë që neve po na tmerron qe sa vite. Kishim shpresa tek UNMIK-u, pastaj tek EULEX-i, por kot!”, ka thënë Qerkezi për Indeksonline.
Sipas saj, institucionet e vendit do të mund të bënin më shumë lidhur me këtë çështje.
“Ne kishim kërkesë që të na përfaqësojë Nysrete Kumnova, por ata nuk ishin të gatshëm, nuk na kanë kthyer asnjë përgjigje me sa di unë. Ne kemi vetëm një kërkesë që me i gjetë të pagjeturit . Ata duhet të dijnë për çka u dhënë gjithë ky gjak, për çfarë është bërë gjithë ajo luftë.”, ka theksuar ajo.
Familjarë të personave të pagjetur kanë kërkuar në vazhdimësi angazhimin e të gjithë faktorëve vendor e ndërkombëtarë për zgjidhjen e kësaj çështje.
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...