Lajme

Familjarët e Grupit të Kumanovës: Autoritetet po keqtrajtojnë të afërmit tanë

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 28 December 2017

Familjarët akuzojnë autoritetet e burgjeve në Maqedoni se po u bëjnë diskriminim të rëndë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës.

“Maqedonasve të VMRO-së që akuzohen për terrorizëm më 27 prill po u lejohen të gjitha kushtet. Familjarët mund të ju sjellin ushqime pa kufi. Kurse neve na bëjnë kontrollime strikte, duke na dëmtuar produktet ushqimore që ua dërgojmë”, kanë thënë familjarët.

Ata kërkojnë kontakt direkt me ministrin e drejtësisë, Bilent Saliu, si përgjegjës formal për burgjet.

-Advertisement-

“Ju lutemi të na japin numrin e ministrit të drejtësisë, dikush që e ka. Duam ta thërrasim dhe direkt t’i tregojmë për maltretimet që po u bëhen të afërmve tanë. A nuk është turp për të që në këtë mënyrë të na i nënçmojnë familjarët. Ka një zëvendës drejtor në burgun e Shutkës, por sikur të mos ishte fare. Askush nuk e bën hesap”, thonë familjarët e Grupit të Kumanovës.

Ata thonë se asgjë nuk ka ndryshuar në krahasim me atë se si ka qenë trajtimi më herët, duke shtuar se në disa aspekte gjërat vetëm se janë përkeqësuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera