Lajme

Familjarët e gruas së vrarë në gjendje të rëndë emocionale, arrijnë në vendngjarje

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 30 November 2022

Familjares e Hamide Magashit, gruas shtatzënë 35-vjeçare, që dyshohet se u vra sot në hapësirën e QKUK-së, kanë mbërritur në vendngjarje.

T7 raporton se familjarët e Magashit janë parë në gjendje të rëndë emocionale, pasi e kanë kuptuar lajmin për të afërmen e tyre.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti e ka konfirmuar për Gazetën se viktima rreth 35-vjeçare që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së është Hamide Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.

-Advertisement-

Ekipa e forenzikës dhe IML-ja janë tashmë në vendngjarje po ashtu.

Ndërkaq, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Express tha se dyshimet e para sugjerojnë së bëhet fjalë për vrasje.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë ajo për gazetën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera