Lajme

Familja nga Peja rrahen njëri me tjetrin, arrestohen babë e bir

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 03 April 2020

Janë arrestuar dy persona në komunën e Pejës, pasi që të dy këta kanë ushtruar dhunë në familje.

Sipas policisë rasti kanë ndodhur mbrëmë dhe të arrestuarit janë babë e bir.

Fillimisht, raportohet se djali e ka sulmuar fizikisht babanë, i cili ka pranuar tretman mjekësor, derisa babai kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

-Advertisement-

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“ Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se i dyshuari (djali) e kishte sulmuar fizikisht (babain) e tij i cili si pasoj ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari (babai) kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, shkruhet në njoftim./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera