Fun & Video

Familja e qenve mbretërorë britanikë është bërë edhe me një anëtar të ri

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 31 July 2017

Është e njohur që Mbretëresha britanike Elizabeth II është adhuruese e zjarrtë e racës ‘Corgi’, andaj nuk është për t’u habitur që grupit të kanakarëve të saj kohë më parë i është bashkuar edhe Whisperi dhjetëvjeçar.

Mbretëresha ka vendosur që qenin ta mbajë pasi që pronari i tij, rojtar i vendgjuetisë në Sandringham, ka vdekur në fillim të këtij viti, shkruan “Town & Country”.

-Advertisement-

Elizabeth II deri tani i ka pasur së paku 30 corgi, ndërkaq qentë e vet gjithmonë i ka adhuruar aq shumë sa që kur ka qenë e re e ka krijuar racën “dorgi” (përzierje e zagarit vjedull-gjuajtës dhe corgit).

Aktualisht ka dy dorgi – Vulcan dhe Candy, ndërkaq kohë më parë ka deklaruar që më nuk do të mbajë corgi, sepse është në moshën kur qentë çapkënë do të mund ta lëndonin, apo të mbeten pa të pasi që të vdesë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, si duket në rastin e Whisperit ka ndodhur dashuria në shikim të parë dhe që Mbretëresha këtë herë ka bërë një përjashtim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera